Vendosni fjalën kyçe....

24 mjekë humbën jetën nga Covid-19 në Shqipëri (EMRAT)


Ditë pas dite po mësojmë lajme të hidhura për një tjetër mjek që ndërroi jetë për shkak të Covid-19.

Por sa mjekë kanë humbur jetën për shkak të këtij virusi deri më tani në vendin tonë?

Manjola Dokle

Këto të dhëna janë publikuar nga mjekja shqiptare Manjola Dokle, e cila punon në Itali. Dokle është vajza e ish-deputetit dhe ish-kryetarit të Kuvendit Namik Dokle. Sipas të dhënave të saj, deri më sot plot 24 mjekë kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë së Covid-19. Më poshtë janë edhe emrat e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare të bëra me dije nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë e deri ditën e djeshme kanë humbur jetën si pasojë e Covidit plot 965 qytetarë.

Ndërkohë janë infektuar gjithsej 46 mijë e 61 qytetarë.

Mjekët që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19:

  1. Anibal Byberi (53 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Bajram Curri.
  2. Astrit Haziri (54 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Kukës.
  3. Arian Pushi (58 vjeç) – mjek hematolog, Tiranë.
  4. Agron Menzelxhiu (71 vjeç) – kirurg, Elbasan.
  5. Memo Boçi (81 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
  6. Hysni Shkjau (69 vjeç) – mjek familje, Pukë.
  7. Vilson Topulli (73 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
  8. Zyliha Kraja (78 vjeçe) – kirurge, Shkodër.
  9. Esat Pashaj (71 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Skrapar.
  10. Muharrem Xhepexhiu (64 vjeç) – mjek familjeje, Lushnjë.
  11. Sefer Dervishi (61 vjeç) – mjek familjeje, Kavajë.
  12. Ilirjan Draçi (66 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Tiranë.
  13. Hidajet Deda (67 vjeç) – pediatër, Kavajë.
  14. Eduart Dhamo (57 vjeç) – mjek i përgjithshëm,Lushnjë.
  15. Shaqir Shehu (68 vjeç) – kirurg, Kukës.
  16. Ibrahim Kaziu (68 vjeç) – pneumolog, Dibër.
  17. Ferdinand Shkrepa (68 vjeç) – okulist, Elbasan.
  18. Bledi Nini (48 vjeç) – otorinolaringolog, Tiranë.
  19. Myftar Zemani (78 vjeç) – mjek familjeje, Fier.
  20. Leonard Kamberi (47 vjeç) – gjinekolog, Vlorë.
  21. Suela Muça (48 vjeçe) – gjinekologe, Tiranë
  22. Drini Dobi (51 vjeç) – neurolog, Tiranë
  23. Raimonda Lengu – mjeke familje, Tirane
  24. Flutura Hashorva – mjeke pneumologe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *