Arrestohet në Dubai kunati i Lul Berishës, Plaurent Dervishaj.
Sipas televizionit “News 24”, ai është arrestuar atje për llogari të autoriteteve shqiptare.
Kujtojmë se Dervishaj u shpall në datën 8 dhjetor në kërkim ndërkombëtar bashkë me Lul Berishën.
Ata akuzohen për pjesëmarrje në dy atentatet e bujshme ku humbën jetën Klodian Saliu dhe Vajdin Lamaj. Dervishaj akuzohet për grup të strukturuar kriminal, vrasje me paramendim dhe armëmbajtje të armëve dhe municioneve luftarake.
Avokati i Dervishajt, Aleksandër Ndrejaj i ka hedhur poshtë akuzat ndaj klientit të tij, duke i cilësuar si “paccavure” pas të cilave fshihen interesa politike.
Sipas avokatit, Dervishaj nuk e njeh dëshimtarin Luftar Reçi dhe as ka dijeni me të dhe se akuza e ngritur nga SPAK-u është sajesë e orkestruar.