Vendosni fjalën kyçe....

Biblioteka Kombëtare mbyllet përkohësisht: “Për shkak të dëmeve nga protesta”


Biblioteka Kombëtare është mbyllur përkohësisht, kjo për shkak të dëmeve që ka pësuar si pasojë e protestave të dy ditëve të fundit të zhvilluara për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Përmes një njoftimi, Bilbioteka Kombëtare thotë se ka marrë masat për riparimin e dëmeve.

“Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.
Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”– njofton Biblioteka Kombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *