Vendosni fjalën kyçe....

Dorëheqja e Lleshajt/ Rama takohet me Ruçin te Kryesia e Kuvendit


Kryeministri Edi Rama po takohet në këto momente në Kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Ky takim vjen pas valës së protestave që kanë përfshirë kryeqytetin në dy ditët e fundit pas vrasjes së Klodian Rashës si dhe pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Besohet se në këtë takim, Rama dhe Ruçi po diskutojnë pikërisht për emrin që do të marrë detyrën e ministrit të Brendshëm.

Kujtojmë se protestuesit nuk janë mjaftuar vetëm me dorëheqjen e Lleshajt ndërsa kanë kërkuar edhe largimin e Shefit të Policisë, Ardi Veliu. Por për këtë të fundit, kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke thënë që “ta harrojnë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *