Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka reaguar pasi presidenti i vendit Ilir Meta, ktheu në Kuvend projektligjin për Buxhetin e vitit 2021.
Balla e ka konsideruar të turpshëm dhe djallëzor veprimin e presidentit. Ai thotë se pavarësisht dekretit të presidentit, maxhoranca do e miratojë buxhetin.
“Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit. Por është e turpshme dhe djallëzore të vonosh hyrjen në fuqi të Buxhetit të Shtetit sot kur aty janë planifikuar:
MBËSHTETJA MË E MADHE PËR SHËNDETËSINË DHE RINDËRTIMIN,
MBROJMË JETËN E QYTETARËVE NGA PANDEMIA, GARANTUAM FONDIN PËR VAKSINËN ANTI-COVID,
RIMBURSOJMË KURIMIN ÇDO QYTETARI/QYTETAREJE SHQIPTARE NGA COVID-19,
RRISIM PAGAT ME 40% PËR MJEKET DHE PERSONELIN SHËNDETËSOR,
MIRATUAM 280 MILIONË DOLLARË PËR RINDËRTIMIN.
Buxheti do të rivotohet menjëherë sipas procedurës parlamentare dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi!”– shkruan Balla.
Presidenti Meta më herët e ktheu projektligjin për buxhetin përsëri në Kuvend, duke argumentuar se nuk ofronte mbështetjen e duhur për të trajtuar krizën e pandemisë dhe pasojat e saj.