Vendosni fjalën kyçe....

“Lufta Civile” e dytë në SHBA, Republikanët e Demokratët rreshtohen për betejën ligjore në Gjykatën Supreme


Pasi 18 shtete të udhëhequra nga Republikanët mbështetën Teksasin në sfidat e procedurave të zgjedhjeve presidenciale ndaj katër shteteve, 22 shtete të drejtuara nga Demokratët dolën në krah të të pandehurve dhe mediat sociale gumëzhijnn për një ‘luftë civile’ të dytë në SHBA.

Të enjten kishte një tollovi aktivitetesh në Gjykatën Supreme të SHBA-së, ndërsa Michigan, Georgia, Pennsylvania dhe Wisconsin iu përgjigjën ankesës së Teksasit.

Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton, i ka kërkuar gjykatës që të bllokojë vendimet e drejtuesve nga katër shtetet, duke argumentuar se ata uzurpuan autoritetin që Kushtetuta u jep ligjvënësve për të ndryshuar rregullat e zgjedhjeve.

Presidenti Donald Trump, i cili kërkon të bashkohet me gjyqin në anën e Teksasit, është ankuar se shtetet shpallën fitues demokratin Joe Biden në mënyrë të pasaktë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *