Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon ashpër pas ndalimit të gazetarit: Dhuna e frymëzuar dhe organizuar nga Rama e Veliu, s’do e lejoj modelin Lukashenko


Presidenti Meta ka dënuar me forcë dhunimin e kryeredaktorit të gazetës ‘Koha Jonë’.

Kreu i Shtetit shkruan se dhunimi i tij pranë redaksisë dhe ndalimi për disa orë është tregues se dhuna ndaj shoqërisë ciile e gazetarëve është e frymëzuar dhe e organizuar nga nivelet më të larta të qeverisë e policisë.

“Dënoj me forcë përsëritjen e rasteve të dhunës së shëmtuar dhe të dënueshme, të ushtruar ndaj gazetarëve, nga ana e efektivëve të caktuar të Policisë së Shtetit. Dhunimi i kryeredaktorit të “Koha Jonë”, z.Qamil Xhani, pranë ambienteve të redaksisë dhe ndalimi i tij për disa orë, është tregues se dhuna ndaj përfaqësuesve të medias dhe shoqërisë civile është e frymëzuar dhe e organizuar në nivelet më të larta të Qeverisë dhe Policisë.” – shkruan Meta.

Kreu u shtetit i bën thirrje prokurorisë që të reagojë e të vërë para përgjegjësisë ligjore në mënyrë të menjëhershme frymëzuesi dhe autorët e dhunës ndaj gazetaëve. Po kështu, Meta shkruan se garanton gazetarët e lirë e të pavarur se nuk do e lejojë kurrë instalimin e modelit Lukashenko në Shqipëri.

“Përsëris thirrjen publike dhe e nxis Prokurorinë të reagojë menjëherë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore, pa më të voglën zvarritje, frymëzuesit dhe autorët e dhunës ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias. I ftoj të gjitha organizatat ndërkombëtare të gazetarëve të reagojnë në mbrojtje të kolegëve të tyre në Shqipëri. I garantoj të gjithë gazetarët e lirë dhe të pavarur se, NUK DO TË LEJOJ KURRË INSTALIMIN E MODELIT LUKASHENKO NË SHQIPËRI.” – mbyll reagimin e tij Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *