Policia ka shoqëruar kryeredaktorin e gazetës ‘Koha Jonë’, Qamil Xhani. Denoncimi është bërë nga zv.kryeredaktori i medias në fjalë.
Sipas tij, Xhani është ndaluar pasi ka tentuar të filmojë dhunën e policisë ndaj dy minorenëve.
Mesi ka pohuar se Xhani është futur me forcë në makinën e policisë para redaksisë së gazetës, është dhunuar si dhe i është marrë celulari për të fshirë pamjet e filmuara prej tij.