Pas ardhjes nga vizita disa ditore në SHBA, kryeministri Rama kreu tre vperime. Shkoi për ngushëllim në banesën e 25-vjeçarit Klodian Rasha që u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.
Dha një dekalaratë për shtyp ku pasi foli për vrasjen e të riut, sulmoi opozitën dhe presidentin Meta si nxitësit e orkestruesit e dhunës.
Veprimi i tretë ishte vizita në spital për të parë efektivin e lënduar në sy gjatë protestës së djeshme. Në disa postime ditën e djeshme e të sotme, ai i ka mëshuar pretendimeve se pas protestave në Tiranë e qytete të tjera qëndrojnë opozita e presidenti Meta.
Të njëjtin qëndrim kreu i qeverisë e mbajti edhe gjatë vizitës në spital mbrëmjen e sotme. Vizita e tij u shoqërua me foto dhe një video, të shfaqura në ERTV e postuara në Facebook-un ku kryeministri shfaq foton e policit të plagosur, takimet me familjarët e tij e bisedat me ta.
Në postimin në Facebook, Rama e shqëron foton e policit të plagosur me një mesazh. Ai bën thirrje që drejtësia të mos vonojë ndaj policit që vrau 25-vjeçarin, ndaj protestuesve që kanë plagosur policët dhe ndaj atyre që kanë dy vjet e gjysmë që duan të djegin Shqipërinë.
Dy të parat kanë të bëjnë me ngjarjen e rëndë të ndodhur tre ditë më parë. Ndërsa me sulmet e akuzat ndaj opozitës, a po bën kryeministri Rama politikë me syrin e policit?