Policia ka ndërhyrë në sheshin para Ministrisë së Brendshme për të shpërndarë me forcë qytetarët e mbledhur.
Ata kanë shoqëruar disa nga protestuesit dhe më pas janë tërhequr në perimetrin e ministrisë. Në disa qytete të vendit po zhvillohen protesta mbrëmjen e sotme lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit në Tiranë.
Mësohet se qindra qytetarë janë mbledhur në Korçë, Elbasan, Lezhë, Pogradec e Fier. Ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
Dorëheqja e Veliut ka qenë një nga tre kërkesat që kishin protestuesit sipas një njoftimi në rrjetet sociale.