Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Korçë, Elbasan, Lezhë, Pogradec e Fier, qytetarët kërkojnë largimin e drejtorit të policisë, Veliu


Në disa qytete të vendit po zhvillohen protesta mbrëmjen e sotme lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit në Tiranë. Mësohet se qindra qytetarë janë mbledhur në Korçë, Elbasan, Lezhë, Pogradec e Fier.

Ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Dorëheqja e Veliut ka qenë një nga tre kërkesat që kishin protestuesit sipas një njoftimi në rrjetet sociale.

Në Tiranë, policia ka ndërhyrë duke shpërndarë protestuesit e grumbulluar para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *