Vendosni fjalën kyçe....

Qindra të rinj protestojnë në Durrës, i vihet flaka pemës së Vitit të Ri (Video)


Qindra të rinj në Durrës kanë protestuar mbrëmjen e sotme për vrasjen nga polici të 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë tre ditë më parë.

Ata janë mbledhur në qendër të qytetit, para Bashkisë ndërsa i kanë vënë zjarrin pemës së festave të fundvitit që qëndronte aty.

Të rinjtë kanë bërë thirrje për largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu si dhe drejtësi për të riun e vrarë.

Protestuesit kanë lëvizur në disa rrugë të ndryshme të qytetit bregdetar ndërsa më herët u mblodhën patra godinës së policisë së Durrësit ku hodhën parrulla e fishekzjarre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *