Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ministri dha dorëheqjen edhe pse jo fajtor, qytetar fisnik që njeh ndjesën


Kryeministri Rama ka thënë sot se polici fajtor për vrasjen e 25-vjeçarit ka dalë para gjykatës ndërsa ministri i Brendshëm, Lleshaj dha dorëheqjen edhe pse nuk është fajtor, ndërkohë që Berisha, Meta, Kryemadhi e Basha përpiqen të përfitojnë nga situata.

Kreu i qeverisë ua ka bërë thirrje prindërve të të rinjve që të mos i lejojnë të dalin rrugëe për të thyer e djegur pasi do përfundojnë pas hekurave.

“Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës, ministri i Brendshëm jep dorëheqjen (edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën), Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndërr! Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!” – shkruan Rama në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *