Kryeministri Rama ka qenë mbrëmjen e sotme në QSUT për të vizituar policët e lënduar gjatë protestave të dy ditëe të fundit.
Pas takimit me ta ai është ulur në hollin e spitalit duke biseduar me qytetarë të ndryshëm. Në protestat e dy ditëve të fundit janë lënduar dhjetëra efektivë e qytetarë.
Pasditen e sotme u lajmërua një tjetër protestë nga ana e qytetarëve në rrjetet sociale ku një nga kërkesat ishte largimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.