Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga protesta e sotme.
Bardhi ka kërkuar ndaljen e dhunës policore ndaj qytetarëve.
Sipas Bardhit, policia po rrëmben çdo të ri në rrugët e Tiranës edhe pa qenë në protestë.
Sekretari i PD-së ka kritikuar edhe përdorimin e tepërt të gazit lotsjellës.
“Regjimi policor në rrugët e Tiranës dhe dhuna pa shkak ndaj të rinjve dhe qytetarëve duhet të ndalet menjëherë. Rrëmbimi i çdo të riu në rrugët e Tiranës, edhe pa qenë fare pjesë e protestës, është banditizëm shtetëror. Helmimini Tiranës me gaz lotsjellës pa shkak është i papranueshëm. Ndalimet e dhunshme pa shkak të të rinjve, punonjësve të medias dhe kalimtarëve të rastit është nxitës i dhunës. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime”-shkruan Bardhi.