Gjatë protestës, forcat e policisë nuk kanë kursyer as adoleshentët për ti arrestuar dhe shoqëruar në komisariat.
Në video shihet teksa disa policë të repartit Shqiponja shoqërojnë një 13 vjeçar në fugonin e policisë.
I riu, i pyetur nga gazetarët pohon se është 13 vjeç dhe se nuk kishte lidhje me protestën, ndërsa merret me forcë nga efektivët e policisë.
Në protestën e sotme ishin me dhjetëra të rinj të cilët përfunduan në polici. Ndërsa dinamika e protestës nuk u shoqërua me përplasje të mëdha midis qytetarëve dhe policisë, me këtë të fundit që përdori ujin dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.