1500 efektivë policie janë angazhuar për protestën e thirrur ditën e sotme, e pesta që prej vrasjes së 25-vjeçarit nga efektivi i policisë në Tiranë.
Tubimi pritet të nisë nga sheshi Skënderbej drejt bulveardit Dëshmorët e Kombit e më pas te Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Dhjetëra qytetarë e efektivë policie janë plagosur në katër ditët e protestave ndërsa qindra të rinj e të mitur janë shoqëruar nga policie.
Sipas një raporti të Avokatit të Popullit, një pjesë e të ndaluarve akuzojnë policinë se i ka dhunuar gjatë shoqërimit në komisariat.