Avokati Altin Goxhaj ka denoncuar policinë se nuk po lejon t’i jepet ndihmë shëndetësore një 19-vjeçari i cili mbahet në Komisariatin 1 në Tiranë.
Goxhaj citon shokët e dhomës së të riut Andrea Bregu, sipas të cilëve ai është në gjendje të rëndë shëndetësore prej dy ditësh ndërsa i mohohet ndihma edhe pse ka raport mjekësor për gjendjen e tij.
Po kështu avokati akuzon policinë se e ka dhunuar Bregun si në makinë ashtu edhe në komisariat ndërkohë që ai është shumë keq dhe gjendja e tij po rëndohet me shpejtësi.
Goxhaj denoncon faktin se atij nuk i është lejuar takimi me të dhe as me familjarët e tij ndërsa thotë se ai është ndaluar për faktin e vetëm se ka mbajtur në kokë kapelen MAGA të lëvizjes së avokatit.