Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 17 protestues të ndaluar në protestat e datave 10 dhe 11 dhjetor për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.
Në burg janë lënë vetëm 3 protestues, teksa 5 të tjerë janë në arrest shtëpie.
Ndërsa 9 prej të arrestuarve janë liruar në detyrim paraqitje kurse janë edhe 30 të tjerë që priten të dalin nesër para Gjykatës për masën e sigurisë.