Qindra qytetarë të Tiranë janë nisur marshimin nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt Kryeministrisë. Ata ecin në heshtje ndërsa janë ndaluar para kryeministrisë.
Qytetarët thërrasin ‘Drejtësi për Klodianin’ ndërsa një pjesë e tyre janë shtrirë përtokë në shenjë simboli kundër dhunës policore.
Ata thërrasin kundër kryeministrit Rama ndërsa kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të policisë, Ardi Veliu si dhe ndalimin e dhunës policore.