Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Arsimit: Do identifikojmë të miturit e protestës, do i trajtojmë me psikolog (Video)


Ministrja e Arsimit Kushi ka pohuar sot se institucioni që drejton do identifikojë të miturit që marrin pjesë në protestë dhe do i trajtojë ata me psikolog.

Ajo e bëri deklaratën në ABC News duke shtuar se përdorimi i fëmijëve për protesta e dëmton zhvillimin e tyre.

“Po t’i referohemi ligjit fëmijët nuk duhet të dalin në protestë të pa shoqëruar nga prindërit, që nuk duhet të lejojnë të përdoren për qëllime politike. Edhe kur ndalohen duhet te jenë psikologët pranë, pasi është shumë e vështirë t’i trajtosh minorenet. Unë si ministre kam një shqetësim shumë të madh për këta fëmijë, kur të mbarojë gjithçka do të interesohemi që të kemi emrat, ti identifikojmë se një pjesë janë të shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazistë. Kjo që ka ndodhur është e rëndë edhe për zhvillimin e tyre. Kur bëjnë krime në moshë kaq të vogël, imagjinoni më vonë. Me shërbimin psiko-social që kemi në shkolla…. të djegësh apo qëllosh me gurë apo lëndosh efektivët e policisë. Pamjet që pamë në Shkodër, të gjithë fëmijë të vegjël, sa e rëndë është. Një pjesë që i kemi identifikuar janë në klasë të 6-të apo 7-të.” – tha Kushi.

Ajo shtoi se protestat pas vdekjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen dhe se të rinjtë dhe fëmijët po përdoren politikisht. Kushi tha se ngjarjet po hetohen për të gjetur personat që i kanë nxitur të dalin në protesta të rinjtë e të miturit.

“Po përdoren politikisht. Ngjarjet do të hetohen për të gjetur personat që i kanë nxitur të dalin, nuk janë fëmijët e tyre, pasi asnjë prind qoftë demokrat apo socialist, nuk do ta pranonte që fëmija i tij të qëllonte ndaj institucioneve apo policisë. Kjo ndodh se legjislacioni ndaj fëmijëve është më i butë. Nuk na kishte shkuar mendja kurrë që fëmijët do të përdoreshin në Shqipëri për të përdorur dhunë. Për policinë nuk është e lehtë të ushtrojnë forcë ndaj fëmijëve.” – shtoi ministrja Kushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *