Ish-trajneri kombëtares shqiptare të futbollit, Oto Bariç ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Kroati ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin ‘Dubrava’ pasi ishte prekur nga Covid-19.
I lindur në Austri, ndërsa ka një karrierë të gjatë si teknik me klube dhe ekipe kombëtare.
Ai e drejtoi Shqipërinë gjatë sezonit 2006-2007 ndërsa ka drejtuar ekipe si NK Zagreb, Sturm Graz, Rapid Vjenë, Shtutgart e Fenerbahçe.
Bariç ka drejtuar gjithashtu kombëtaret e Austrisë e Kroacisë.