Vendosni fjalën kyçe....

Për intelektualët hipokritë “në pritje” të protestës perfekte


Nga Ledian Droboniku

Duke evituar dhe një herë përmbajtjen e shkaqet, kleri i kastës u morr dhe një herë me formën dhe efektin.

Intelektualët shqiptarë i kërkojnë llogari Stresit pse kryeson protestat në vend që t’i bëjnë apel ndërgjegjes së vet pse nuk organizuan dot një rezistencë ndaj oligarkisë.

Kjo kastë që vetë nuk merr pjesë kurrë në protesta, por nga hotel gremina e Lukacs, shajnë kokëpalarët që ngrihen “pa lejen e tyre”

Kjo kastë dekadente si i quante Bauman apo ata në shërbim të klasës dominante si i quan Bourdieu, kritikojnë estetikën e protestës e jo shkaqet e mjerimit popullor.

Nuk është rastësi pse Shqipëria është i vetmi vend evropian që nuk kishte/nuk ka disidencë intelektuale, por konformizëm total me sistemin, ideologjinë dhe privilegjet e tij.

Docentë që tallin edhe studentët e tyre kur ngrihen në protestë, artistë të “shquar” që i bëjnë elozhe kastës e shajnë popullin që nuk ka sy të shohë mrekullinë e kastës.

Intelektualët shqipfolës që akuzojnë Stresin pse shkatërroi kulturën e muzikën e artin shqiptar. Por harrojnë që Stresi nuk është shkaku por efekti i një sistemi që abdikoi nga mbrojtja e kulturës si kërkon Kushtetuta shqiptare. Por intelektualët nuk mund të luftojnë dot një ideologji që i shërbejnë prej 30 vitesh.

Një ideologji që çmontoi e nxori në treg e pazar artin e kulturën, kinematografinë, teatrin, bibliotekat e qendrat kulturore kudo nëpër Shqipëri.

Pse habitemi pastaj pse rinia degradon në abdikim të Republikës ndaj artit e kultura duke ua besuar topshanelave, klaneve e vemjeve.

E keni menduar që dhe Stresi është viktimë e këtij sistemi pervers neoliberist që kasta krijoi për sundim me injorancë e mjerim.

Unë nuk jam fans i Stresit madje kam kritikuar konstruktivisht artin banal shqiptar, por sot Stresi i ka dhënë një SHUPLAKË hipokrizisë së “elitës” shqipfolëse.

E prandaj krijon reaksion.

I hap sytë popullit se kjo kastë intelektuale është kundër popullit e vendit, prandaj duhet refuzuar si e panevojshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *