Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Vlorë, policia: 46-vjeçari u qëllua me sende të forta në kokë pas konfliktit të çastit


Policia ka dhënë të tjera hollësi lidhur me plagosjen e një personi në Vlorë pasditen e sotme.

Sipas bluve, i lënduar ka mbetur një 46-vjeçar i cili është qëlluar në kokë pas një konflikti të çastit.

Në njoftimin zyrtar thuhet se ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Apelit ndërsa ka nisur aksioni për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi

“Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë,  si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në  kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *