Policia ka ngritur postblloqe në rrugën hyrëse në Tiranë.
Kjo masë vjen teksa në kryeqytet është paalajmëruar një tjetër protestë lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie pesë ditë më parë.
Postblloqet janë ngritur në rrugën Fushë Krujë-Tiranë dhe Fushë Krujë-Rinas-Vorë.
Mësohet se policia po ushtron kontrolle të shumta ndaj mjeteve private dhe furgonëve që lëvizin në këtë rrugë.
Në Tiranë është thirrur një tjetër protestë ditën e sotme, e pesta që prej ngjarjes së rëndë.