Protestuesit janë larguar nga kryeministria dhe janë drejtuar te Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Gjatë marshimit ata kanë hedhur thirrje kundër kryeministrit Rama si dhe kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të policisë, Ardi Veliu si dhe drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë nga policia në Tiranë.
Marshimi i tyre ka vijuar i qetë dhe pa përplasje me forcat e rendit apo dhunë ndaj objekteve.
Teksa i janë afruar urës mbi lumin Lanë në Unazë ata janë përplasur me policinë ndërsa kjo e fundit ka përdorur ujin dhe gazin lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët. Policia ka nisur shoqërimin e qytetarëve në zonën ku po zhvillohet protesta.