Vendosni fjalën kyçe....

Propaganda qeverisëse në aksion- Prodhon video e letra për të qetësuar protestat


Protestave që shpërthyen në vendin pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga efektivi i policisë në orët e para të mëngjesit të datës 10 dhjetor, mazhoranca duket se nuk kërkon t’i shuajë vetëm me shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës, por edhe me propagandë, në aspektin të cilin di ta bëjë më mirë.

Kjo gjë vërehet pas protestës së parë, ku pas së cilës mazhoranca ka aktivizuar makinerinë e propagandës duke shpërndarë letra dhe video në mënyrë që protesta të relativizohet, të proklamohet dhuna dhe vandalizmi nga ana e të rinjve dhe të lidhen protestuesit me partitë politike opozitare.

E famshme në rrjet është bërë “letra e një 6-vjeçari” drejtuar kryeministrit që kërkonte t’i kthehej pema festive e dëmtuar gjatë protestës.

Letra e fëmijës 6-vjeçar

Qëllimi i letrës ishte të godiste dhunën e përdorur në protestë dhe të vinte në pah se po shkatërroheshin dekoret festive dhe për këtë ka fëmijë apo persona të tjerë që dëshpërohen.

Një letër tjetër e ngjashme po e një natyre tjetër u publikua dje në dhjetëra media të cilat nuk përmendin burimin por pretendojnë se është shkruar nga familja e të ndjerit Klodian Rasha.

Letra e përfolur se u shpërnda nga familja Rasha

Në këtë letër të publikuar thuhet se familja Rasha kërkon që të mos përdoret dhunë në protestë dhe se ngjarjet “që shohin që shohim pas humbjes së djalit tonë nuk na ngushëllojnë por na thellojnë plagën tonë të jashtëzakonshme”.

Një metodë tjetër e përdorur janë videot e shpërndara në rrjetet sociale të cilat shfaqin përdorimin e sendeve të forta nga protestuesit të hedhura në drejtim të institucioneve dhe policisë.

Por në këto video mungon kundërpërgjigjja e policisë e cila nuk duket se është në proporcion apo më e paktë se dhuna e përdorur nga protestuesit.

Në video të tjera, një formë për të sfumuar protestën është edhe krahasimi i saj me protestën e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestuesit nga plumbat e gardës apo edhe shpërthimi në Gërdec në mars 2009 ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Me anë të këto video mazhoranca thotë se përgjigjja e qeverisë nuk rezultoi me ndonjë dorëheqje nga kabineti qeveritar ndërsa tani me vrasjen e 25-vjeçari Rasha u dorëhoq Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Aksioni i qeverisë për të qetësuar protestat do vijojë, pas letrave dhe videove nuk dihet cilat do jenë format që do shfaqë mazhoranca nga repertori i saj i propagandës/ Hashtag.al.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *