Vendosni fjalën kyçe....

Rama shkon sërish në banesën e familjes Rasha


Gazetari Basir Çollaku, shkruan se Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në banesën e familjes Rasha djali i të vrarë nga efektivi i policisë më datën 8 dhjetor.

Çollaku thotë se vizitën e ka konfirmuar nga një person, mik i tij që ka qenë në ato momente pranë.

Sipas tij Rama ka qenë i veshur me atlete dhe u shoqëruar nga një person i vetëm.

Këtë herë nuk ka pasur prezencë te kamerave, madje edhe makinat kanë qëndruar larg banesës për të mos tërhequr vëmendje.

Nuk dihen arsyet pse Rama ka vendosur që të bëjë një vizitë të dytë në banesën e familjes Rasha.

Postimi i plotë:

Rama sërish sot në banesën e të riut të vrarë Klodian Rasha!

Edi Rama shkon përsëri sot në familjen e të ndjerit Klodian Rasha.

Çfarë pazari po sajon Edi Rama me ngjarjen e vrasjes së 25-vjeçarit ?!

Një fugon dhe dy makina në njërën prej të cilave gjendej Kryeministri kanë qenë në mesditë te familja e djalit të ri të vrarë në mesnatën e 8 dhjetorit.

I veshur me pallto të shkurtër me tuta dhe atlete Rama është shoqëruar vetëm nga një person i shkurtër dhe ka shkuar në banesën e të ndjerit. Një mik që ka qenë në ato momente aty pranë më tha se këtë herë nuk kishte asnjë kamera me vete. Makinat janë parkuar më larg banesës, duke dashur të mos tërheqin fort vëmendje.

Duket se KM kërkon sërish të sajojë apo bindë familjen për diçka që nuk ka mundur deri më tani.

Çfarë e ka shqetësuar, trazuar Edi Ramën, që po shkon sërish në banesën e të ndjerit?!

Dhe kaq pa zhurmë dhe mbuluar?!

Një hall i madh sigurisht!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *