Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi janë kapur në flagrancë për kalimin në mënyrë klandestine të 28 migrantëve të huaj në shtetet e BE-së.
Në pranga ra shtetasi me iniciale Z.M 52 vjeç banues në Shkodër dhe u shpallën në kërim shtetasit K. K. (M)., 30 vjeç, banues në Vlorë dhe S. M. (G).,37 vjeç, banues në Patos.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin,në fshatin Portëz, në ambientet e një makazine në pronësi të shtetasit S. M.(G), dhënë me qera shtetasit K. K. (M)., kishin strehuar 28 klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Strehuan 28 klandestinë me qëllim trafikimin për në vendet e Bashkimit Europian, arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallen në kërkim dy të tjerë.
Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier në bashkëpunim me Njësinë Hetimore në DPPSH finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”, në përfundim të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Z. M., 52 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. K. (M)., 30 vjeç, banues në Vlorë dhe S. M. (G).,37 vjeç, banues në Patos.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin,në fshatin Portëz, në ambientet e një makazine në pronësi të shtetasit S. M.(G), dhënë me qera shtetasit K. K. (M)., kishin strehuar 28 klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.