Kryetarja e Bashkisë Shkodër ka kallëzuar në Prokurori drejtuesit e Policisë së Shtetit të qarkut verior lidhur me mbarëvajtjen e protestës ditën e djeshme.
Ademi thotë se ka telefonuar pas veprimeve të protestuesëve policinë që të dilte në mbrojtje të rendit, por reagimi i forcave ka qenë me vonesë.
“Për pasojë, gjatë dëmtimeve të godinës së Partisë Socialiste që zgjatën më shumë se gjysmë ore sipas transmetimeve nga mediat audio vizive, Policia e Shtetit nuk veproi për të ruajtur institucioneve. Njerëz të thjeshtë reaguan duke mos lejuar dëmtime të qëllimshme. Policia në asnjë rast”-thuhet ndër të tjera në kallëzimin e Ademit.
Dokumenti: