Vendosni fjalën kyçe....

Voltana Ademi reagon pas procedimit penal: Policia nuk reagoi pas denoncimit tim, protestën nuk e organizoi PD-ja


Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka reaguar pasi policia e ka proceduar penalisht si “organizatore të tubimit të paligjshëm” ditën e djeshme.

Ademi gjatë deklaratës së saj tha se PD-ja nuk ka organizuar protestën dhe reagimi i djeshëm ka qenë ndaj padrejtësive.

Kryebashkiakja shtoi se ka ngritur akuzë ndaj Policisë së Shtetit pasi nuk reagoi pas denoncimit të saj se po sulmohej selia e PS-së.

Sot më shtohet më shumë dyshimi dhe vëmendja për atë që ishte ngjarja e shëmtuar dje në Shkodër. Protesta paqësore është një e drejtë civile për të gjithë. Populli do reagojë gjithmonë për këto padrejtësi. Protesta bëhen shpesh në Shkodër. Vetëm 1 javë më parë kemi pasur një protestë për vendosjen e kufizimit të orarit.

Unë kam qenë dhe kam lëvizur me qytetarët e Shkodrës nga posta tek 2 prilli. Detyra e policisë së shtetit është të mbrojë institucionet dhe qytetarët. Një kërkesë jo vetëm e imja, por e të gjithë personave që kanë denoncuar dhunën e ushtruar, duhet një reagim legjitim. Unë do ju bëj me dije dhe kamerat e qytetit të Shkodrës.

Do jem një dëshmi për akuzën që kam ndaj Policisë së Shtetit. PD nuk ka organizuar apo udhëhequr një protestë. PD kur organizon protesta, ne kemi dhënë shembullin, ne jemi gjithmonë korrekt. As në periudhën më të errët nuk kemi bërë protesta të tjera.

Regjistrimi pranë numrit 129 mund të bëhet publik. Unë jam qytetarja e parë e Shkodrës. Marr pjesë në të gjithë lëvizjet që mendoj se është e drejtë. Unë jam nga ato që kam denoncuar e para. Institucionet janë ato që na mbajnë rregull në qytet. Mosreagimi është i padenjë. Policia bashkiake ka qenë 24 orë në punë për veprime jo të rregullta që nuk kanë lidhje me qytetarinë. Unë mund tju jap të kamerat e regjistrimit”-tha Ademi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *