Vendosni fjalën kyçe....

Aksion i madh antidroge në Vlorë, mbi 20 të arrestuar


Policia e Shtetit ka nisur këtë mëngjes një aksion blic antidrogë në lumin e Vlorës dhe qytetin bregdetar.

Sipas televizionit “News 24”, në prangat e policisë kanë rënë mbi 20 persona. Ata janë arrestuar pasi akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Në total janë lëshuar 40 urdhër arreste, ndërsa deri më tani janë 28 të arrestuar, 2 të shpallur në kërkim, 5 persona me arrest shtëpie  dhe 5 të tjerë detyrim paraqitje.

Operacioni vjen pas një hetimi me metoda speciale dhe përgjime ambientale. Rrjeti ka qenë në survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis.

Operacioni është ende në zhvillim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *