Delegacioni i BE-së në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka folur për kërcënimet ndaj medias.
Përfaqësia e unionin evropian në Shqipëri thekson se gazetarët duhet të bëjnë punët e tyre pa asnjë kërcënim dhune apo ngacmimi.
“BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin”-thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së në Twitter.