Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka thënë se do ishte e vështirë që të merrte drejtimin e Ministrisë së Brendshme pas dorëheqjes së Lleshajt.
Ai ishte i ftuar në në rubrikën ‘Opinion’ në Nwës24 ku pohoi se ai është Sekretar i Përgjithshëm dhe pavarësisht se emri i tij përflitet prej 7 vitesh si ministër i Brendshëm, kjo është e vështirë.
“Emri im ka nja 7 vite po njëherë që përflitet si ministër i Brendshëm. Unë jam Sekretar i Përgjithshëm i PS-së. Kemi një libër rregullash që e pamundëson sekretarin të marrë detyra ekzekutive. Do ishte e vështirë që të largohesha nga sekretar. PS-ja ka burime njerëzore shumë të mira të cilat mund të marrin përsipër dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë e ministrit të Brendshëm. Zgjedhjet e 25 prillit janë afër, ato do jenë të lira e të ndershme. I bëj thirrje të gjitha partive të heqin dorë nga këto ngjarje, dhe të bëhen gati për fushatën se në zgjedhje do votohet për programin, partinë e kandidatin.” – tha Balla.