Vendosni fjalën kyçe....

Bill Gates: Karantina duhet të zgjasë edhe 6 muaj, s’ka kthim në normalitet deri në vitin 2022


Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, beson se një rikthim në jetën ‘normale’ është më larg sesa parashikojnë njerëzit, pavarësisht se një vaksinë Covid-19 është miratuar dhe shpërndarë këtë javë.

Duke pranuar që deri në verën e 2021, SHBA duhet të jetë ‘shumë më afër normales sesa tani’, Gates, i cili ka dhuruar miliona në përpjekjet e vaksinimit përmes fondacionit të tij, beson se një kthim i plotë në normalitet nuk do të jetë i mundur deri pas 2022 .

Miliarderi i tha CNN të dielën se ‘nëse nuk ndihmojmë vendet e tjera të heqin qafe këtë sëmundje’ dhe të shohim ‘nivele të larta vaksinimi’ brenda SHBA, rreziku nga Covid-19 mbetet ende i pranishëm. “Tubimet e mëdha publike duhet të vazhdojnë të ndalohen dhe shumica e bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin duhet të mbyllen për të frenuar normat e infeksionit.” – sipas Gates.

Një kthim i vërtetë në normalitet, është i mundur vetëm pas 12 deri në 18 muaj nëse menaxhohet mirë, shtoi Gates.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *