Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri për vrasjen e 25-vjeçarit nga policia: Aksidenti ndodh, shteti veproi menjëherë


Deputeti socialist Damian Gjiknuri tha se se shteti pati reagim model pas ngjarjes së rëndë të para pak ditëve në Tiranë.

Ai e quajti vrasjen e 25-vjeçarit Rasha një aksident që ndodh por vlerësoi lart reagimin e institucioneve.

Gjiknuri ishte i ftuar në Report TV ku pretendoi se ka pasur tendenca nga partitë politike për të manipuluar protestat.

“Aksidenti ndodh, ngjarja qe e rëndë. Polici nuk ka vepruar në mënyrë profesionale. Shteti veproi menjëherë. Pas përshkallëzimit të protestave pati një dorëheqje të ministrit të Brendshëm, që ishte një akt politik jo si ai kishte përgjegjësi. Nga ana tjetër përtej motiveve të një grupi të rinjsh apo organizatave të ndryshme, aktet e dhunës erdhën pasi pati tendenca për manipulim nga partitë politike.” – tha Gjiknuri.

Ai riktheu krahasimin e ngjarjes së para pak ditëve me 21 janarin duke thënë se pas vrasjes së katër personave në bulevard nuk ka mbajtur përgjegjësi askush.

“Këtu ka pasur raste kur janë vrarë njerëz në Bulevard dhe zinxhiri i komandimit të Gardës jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por u mbrojt nga ish-qeverisja. Negocioi prokuroria me qeverinë për hetimin e tyre.” – tha Gjiknuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *