Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministrja Kumbaro: Fëmijët po përdoren si kamikazë në protesta, mish për top


Ish-ministrja e Kulturës, Kumbaro, ka thënë se përdorimi i fëmijëve si kamikazë në protestat e fundit, është një mënyrë e poshtër dhe krim që po bëhet ndaj të miturve.

Deklarata e saj është në të njëjtën linjë me atë të kryeministrit Rama, numrit 2 të PS-së, Balla e ministres së Arsimit, Kushi. E ftuar në Ora News, ish-ministrja tha se prej tre ditësh fëmijët po përdoren si mish për top.

“Ajo që unë mendoj është që ndodhia e Klodianit, fatkeqësia e këtij djali shkakton një emocion shumë të fortë dhe emocioni shprehet në reagime nga më të ndryshme përfshi dhe protestën, por kjo nuk justifikon shkarjen e protestës dhe këtu vij te ndjesia e dytë. Nga përdorimi i fëmijëve në mënyrë shumë të poshtër si kamikazë në protesta. Keqtrajtimi i fëmijëve si mish për top është me pasoja sot dhe me pasoja për nesër. Prej 3 ditësh shohim fëmijët si futen për të djegur, thyer, shkulur semaforët, që në finale janë pronë publike. Kjo është akuzë e derjtëpërdrejtë për këdo që në mënyrë të përgjegjshme, të papërgjegjshme, politike dhe aq më keq, të qëllimshme e malinje përdor 12- 13 vjeçarë për të tilla akte, dhe me një dhimbje të madhe nëse nuk e kuptojnë, kemi një problem të madh social.” – tha Kumbaro.

Ajo shtoi se është jo pak e tronditur nga vdekja e 25-vjeçarit por më shumë e trondisin pamjet e të miturve në protesta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *