Vendosni fjalën kyçe....

Llavë dhe hi ngrihen në qiell, shpërthen vullkani Etna në Siçili (FOTO/VIDEO)


Vullkani Etna ka shpërthyer ditën e djeshme në Siçili duke dërguar në qiell shtëllunga hiri të dendura dhe duke hedhur llavë.

Vullkani italian është më i madhi i Evropës dhe shpërthimet e shpeshta të Etna shoqërohen shpesh nga rrjedha të mëdha të lavës.

Aktiviteti vullkanik nga krateri jug-lindor i Etna-s u regjistrua për herë të parë në orën 21:20.

Duke iu referuar Qendrës Këshillimore të Hirit Vullkanik Toulouse, The Sun shkruan se krateri prodhoi burime lave deri në 100 metra të larta dhe shtëllunga të dendura hiri në rreth 5 km të larta.

Nga ky shpërthim nuk ka raportime për të lënduar apo dëme, por kjo shtë hera e dytë këtë vit që Etna bëhet aktive.

Pas shpërthimit në 24 orët e kaluara janë regjistruar 17 tërmete në Siçili, por nuk dihet nëse këto janë të lidhura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *