Mediet afër qeverisë janë turrur të gjejnë ‘të palarat’ e protestave të organizuara në Tiranë pas vrasjes nga polici të 25-vjeçarit, Klodian Rasha në Tiranë pesë ditë më parë.
Në pesë ditët e protestave, ato e kanë vënë prozhektorin te dëmet që kanë shkaktuar protestuesit e rinj në Tiranë. Fillimisht e nisën duke raportuar e dënuar djegiet e pemëve të Vitit të Ri të vendosura në Sheshin Skënderbej apo qytetet e tjera.
Po kështu kujdes të madh kanë treguar të raportojnë edhe thyerjen e ndonjë semafori, shkuljen e ndonjë gardhi hekuri apo gurët ndaj xhamave të Muzeut Historik e Bibliotekës Kombëtare.
Ditën e djeshme madje disa prej tyre u shfaqën të ekzaltuara që në një protestë në Vlorë kishi marrë pjesë vetëm katër persona ndërsa në Korçë qytetarët nuk i ishin përgjigjur thirrjes për protestë.
Zbulimet e tyre shkojnë në të njëjtën linjë me kryeministrin Rama, ministrat e deputetët e tij të cilët i kanë akuzuar të rinjtë si vandalë ndërsa veprimet e tyre të njëjta me ato të terroristëve të Boko Haramit në Nigeri.
Por ndërsa kanë gjetur ‘të palarat’ e protestës, nuk kanë parapëlqyer të shfaqin pamjet e shoqërimeve me dhunëë të policisë të të rinjve e të miturve e as denoncimet e këtyre të fundit se janë dhunuar në furgona e komisariat.

Faksimile e gazetës Tema

Faksimile e Shqiptarja