Vendosni fjalën kyçe....

Meta i kundërpërgjigjet shifrave të qeverisë me artikullin e Zërit të Amerikës: Kanabisi është shtuar me afrimin e zgjidhjeve


Ditën e sotme Policia Shqiptare së bashku me atë italiane zhvilluan një konferencë të përbashkët nga e cila thanë se kultivimi i kanabisit në vendin tonë ka rënë me 39% krahasuar me vitin 2019.

Por disa orë mbas kësaj konference ka reaguar Presidenti i Republikës Ilir Meta i cili e shoqëron postimin e tij me një shkrim të Zërit të Amerikës që pretendon se kultivimi i kanabisit këtë vit ka shënuar rritje.

Meta thotë se ka një shtim të kultivimit të kanabisit që përkon me afrimin e zgjedhjeve.

Kreu i Shtetit paralajmëron që paratë e kanabisit të mos përdoren për të deformuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Asnjë surprizë! Shtimi i kultivimit të kanabisit, me afrimin e zgjedhjeve, është kthyer tashmë në traditë.

Është një “koncension” për grupet kriminale, që në këmbim të përfitimeve kolosale nga kanabisi, u kërkohet nga ortakët në pushtet “kontrolli elektoral” i Qarqeve.

Që prej publikimit të raportit të fundit vjetor të Qendrës Europiane të Drogave, i kam bërë thirrje Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të përqëndrohen seriozisht në luftën kundër këtij fenomeni kanceroz, që aq shumë e ka dëmtuar shoqërinë tonë dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Lufta kundër drogës është kusht për integrimin europian.

Askush të mos mendojë, lëre më të guxojë, që me paratë e kanabisit, të deformojë vullnetin e shqiptarëve në 25 prill 2021 dhe të pengojë të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Grupet kriminale dhe ortakët e tyre në pushtet janë të identifikuar!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *