1378 qytetarë në mbarë vendin janë ndëshkuar me gjobë nga policia në vend 24 orët e fundit.
Sipas bluve, 1334 qytetarë janë ndëshkuar me nga 30 mijë lekë për mosmbajtjen e maskës.
6 persona janë ndëshkuar me nga 7 milionë lekë pasi kanë shkelur vetëkarantimin e detyrueshëm ndërsa 2 administratorë lokalesh janë gjobitur me nga 10 milionë lekë pasi sipas policisë kanë shkelur protokollet e sigurisë.
Shuma totale e gjobave të vëna nga policia 24 orët e fundit është rreth 102 milionë lekë të vjetra.