Vendosni fjalën kyçe....

Protestuan të mërkurën para Komisariatit, procedohen 10 persona në Bulqizë


Policia në Bulqizë ka proceduar penalisht 10 persona në Bulqizë, pasi protestuan përpara godinës së Komisariatit të mërkurën e kaluar.

Policia thotë se protestuesit nuk iu bindën urdhrit të bluve për t’u shpërndarë. Mes personave të proceduar kishte edhe të mitur.

Njoftimi i Policisë

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, dhe nuk i’u bindën urdhrit të  punonjësve të policisë, procedohen penalisht 10 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë,  në përfundim të veprimeve të kryera, në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në datën 09.12.2010,  përpara godinës së Komisariatit të Policisë Bulqizë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

  1. L., E. T., F. A., H. A., K. V., K. B., K. Sh., K. H., K. A., S. Ç, të moshave 17 deri në 24 vjeç, banues në Bulqizë.

Shtetasit e lartpërmendur, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhërave të punonjësve të policisë për t’u shpërndarë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *