Vendosni fjalën kyçe....

“Pushimet dimërore do jenë më të gjata këtë vit” – Kushi tregon dy datat kur mund të fillojë shkolla në janar


Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se këtë vit, pushimet dimërore do të kenë një afat më të gjatë.

Ndërsa ishte e ftuar në studion e “ABC News”, ministrja Kushi tha se vendimi nuk është marrë ende por se po diskutohet për dy data, 11 dhe 18 janar.

 “Pushimet dimërore do të jenë pak më të gjata këtë vit pasi në fillim të vitit të ri shkollor u parashikua që më datën 4 janar fillon tre-mujori i dytë. Në fakt ne, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin e Ekspertëve kemi menduar që të zgjatet kjo periudhë. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Por shumë shpejt gjatë ditëve të para të javës do ta kemi këtë ndërmarrje.”, tha ministrja.

Në këtë studio ministrja Kushi foli edhe për të miturit që kanë protestuar në ditët e fundit, duke thënë se do identifikohet lista me emrat e tyre dhe se do të trajtohen me psikolog.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *