Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria ndryshon ligjin, i lidh pension të veçantë mujor familjes së Klodian Rashës


Qeveria i ka akorduar babait të Klodian Rashës një pension prej 610 mijë lekësh të vjetra në muaj.

Në VKM-në e qeverisë të botuar në Fletoren Zyrtare më datë 11 dhjetor 2020, qeveria ka vendosur se familjeve që humbin aksidentalisht anëtarë si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfitojnë trajtim të veçantë financiare deri në masën e tetëfishit të pensionit social.

Ajo që të bie në sy në VKM-në e qeverisë është se pensioni në këtë masë jepet kur anëtari i një familjeje humb jetën aksidentalisht, duke e cilësuar vrasjen e 25-vjeçarit nga efektivi i policisë, aksident.

“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social.” – thuhet në VKM-në e qeverisë.

Më poshtë në vendim specifikohet se familja e Klodian Rashës, më saktë, kryefamiljari Qazim rasha përfiton nga ky vendim qeverie dhe mund të shkojë të tërheqë pensionin.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5/1/b, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

  1. Dhënien e trajtimit të veçantë familjes të të ndjerit Klodian Rasha, i cili, në datën 8.12.2020, humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore, në masën e tetëfishit të pensionit social, të miratuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993.
  2. Trajtimi i veçantë familjar, financiar mujor, i paguhet kryefamiljarit z. Qazim Osman Rasha.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 dhjetor 2020.”

25-vjeçari u qëllua për vdekje gjashtë ditë më parë nga një efektiv policie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *