Vendosni fjalën kyçe....

S’la njeri pa kritikuar për maskat, Piers Morgan kapet vetë pa maskë në taksi: Isha një “Covidiot”


Moderatori Piers Morgan s’ka lënë njeri pa kritikuar për shkeljen e rregullave për koronavirusin. Vetëm pak javë më parë, e sulmoi keq këngëtaren Rita Ora për festën e saj të 30-vjetorit.

Por paparacët e kanë fotografuar edhe atë në shkelje, pasi si ai dhe gruaja e tij nuk mbanin maskë ndërsa hipnin në një taksi.

Ai është kritikuar në “Twitter” për këtë dhe është detyruar të kërkojë falje. Ai e quajti veten një “Covidiot” ndërsa shpjegoi edhe rrethanat kur u fotografua pa maskë.

Moderatori 55-vjeçar pranoi se kishte shkelur udhëzimet për koronavirusin ndërsa po hynte në një taksi me gruan e tij Celia Walden të shtunën në mbrëmje. Por Morgan pretendon se ai e vendosi shpejt maskën pasi kuptoi gabimin, por paparacët ishin treguar të shpejtë duke e fotografuar.

“Kam shkelur rregullat e covidit për disa sekonda duke harruar të vendos maskën time para se të hipja në taksi”, shkroi Morgan në një nga përgjigjet e tij të shumta ndaj kritikave në Twitter, megjithëse nuk mund të kalonte mundësinë për t‘u bërë leksion dhe të tjerëve për rëndësinë e mbajtjes së maskës. “Për fat të mirë, unë u kujtova ndërsa u tërhoqëm dhe e vendosëm. Maskat ndihmojnë në shpëtimin e jetës, prandaj është shumë e rëndësishme që të gjithë kujtojmë t’i mbajmë ato kur duhet ”. Ai madje e quajti veten ‘Covidiot’.

Sidoqoftë, shumë komentues nuk mund të rrinin  pa bërë paralele mes tij dhe skandalit të fundit që përfshiu prezantuesin e “Sky News” Kay Burley, i cili u hoq nga transmetimi për gjashtë muaj për shkak se kishte shkelur rregullat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *