Vendosni fjalën kyçe....

Ulet numri i rasteve të reja por rritet numri i viktimave, shifrat e 24 orëve të fundit lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 213 raste të tjera me COVID-19, por nga ana tjetër ka regjistruar 632 pacientë të shëruar nga virusi

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësi, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 73.851, prej të cilëve 50.046 janë shëruar.

Autoritetet shëndetësore të vendit po ashtu njoftojnë se numri i vdekjeve nga COVID-19 është rritur në 2.147, përfshirë 26 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Me 714 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i testeve të dyshuara për COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë ka arritur në 365.599.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *