Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Klodian Rashës/ Protestuesit zhvendosen te Kryeministria


Protesta e thirrur për ditën e sotme ka vijuar e qetë dhe pa tensione. Qytetarët e mbledhur te sheshi Skënderbej, kanë vijuar marshimin e tyre nëpërmjet bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë.

Me pankarta në duar ata kërkojnë drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Forcat e policisë së rendit kanë rrethuar kryeministrinë, ndërsa deri më tani nuk ka pasur shenja për tension.

Në fillim të protestës, policia ka kontrolluar dhjetëra të rinj të cilëve i kanë kërkuar identifikimin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *