Vendosni fjalën kyçe....

Zv.ministri i qeverisë Rama ankohet për dhunën në protesta: Na kanë lënë pa semaforë


Zv.Ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla duke folur në një intervistë në Ora News ka komentuar edhe ngjarjet në protestat e ditëve të fundit.

Zv.ministri i qeverisë Rama u ankua për prishjen e semaforëve duke kërkuar të protestohet paqësisht. Ai tha se protestuesit e kanë lënë pa semafor.

Unë shikoj pemë të djegura, gurë dhe semaforë të prishur. Po shikoj që mbi policët janë hedhur gurë. Ju niseni me supozime mbi dhunën. Policia në moment ekstreme përdor dhunë se për atë punë është. Këto nuk janë protesta, por takime të vogla njerëzit që mblidhen aty. Të protestojnë paqësisht se na lanë pa semaforë. Nuk jam dakord me këtë fakt. Disa parti opozitare, duke parë se janë të dështuara dhe pa projekt politik, e gjejnë shpresën te dhuna. Nuk kthehet më Sali Berisha në pushtet. Policia e shteti është sjellë në mënyrë të rregullt. Janë plagosur 17 policë”-tha Nikolla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *