Vendosni fjalën kyçe....

Arben Ahmetaj: Bizneset e vogla u trefishuan gjatë 2020-ës


Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi në një konferencë për shtyp, se këtë vit është 3 fishuar numri i bizneseve të vogla, përkundër deklaratave të opozitës.

 Ahmetaj theksoi se për buxhetin e 2021, fokusi kryesor është politika fiskale.

“Dua të ndaloj te biznesi i vogël. Numri i bizneseve të vogla është rritur 3 herë më shumë. Në 2020 janë 103 mijë biznese të vogla. 57,251 në vitin 2013 dhe 151,673 të punësuarit në biznesin e vogël në vitin 2020. Tek biznesi i vogël ka një trajtim social. Synimi i 2021 është taksimi 0. Trajtimi i familjes në biznesin e vogël, një nga anëtarët i familjes nuk taksohet dhe paguan vetëm sigurinë shëndetësore. 0 taksa për biznesin e vogël. Unë i referohem si premtim i mbajtur, kush fiton më shumë paguan më shumë. Është premtim social i mbajtur. Në themel të këtij buxheti ka pasur vëmendjen në pagën mesatare por dhe të pagës së administratës.

Politika e pagave në shëndetësi për infermierët, në 2013 ka qenë 360 mijë lekë. Sot është të paktën 600 mijë lekë të vjetra. Personi që paguhet më pak në administratë është 380 mijë lekë.Sot në Shqipëri janë 781 mijë kontribuesve ndërsa në 2013 ishin më shumë se 561 mijë. Pensioni social është 74 mijë lekë të vjetra, është pak. Por të paktën është më mirë se sa 7 vite më parë kur ishte zero” – deklaroi Ahmetaj.

Në këtë konferencë, Ahmetaj ishte i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Anila Denaj. Kjo e fundit foli për buxhetin e 2021-shit që presidenti Ilir Meta e ktheu në Kuvend. Sipas Denajt, ky buxhet do miratohet dhe ka si synim uljen e papunësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *