Vendosni fjalën kyçe....

Babai i Klodian Rashës tha se qeveria ia “vrau për herë të dytë” të birin, Rama i shkon për herë të tretë në shtëpi


Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë mëngjes për herë të tretë familjen e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv policie pasi ky kishte shkelur orën policore.

Kjo vizitë e tretë e kryeministrit, vjen vetëm një ditë pasi qeveria vendosi t’i japë një trajtim financiar mujor familjes së të ndjerit.

Qazim Rasha, i cili është babai i të ndjerit nuk e priti mirë VKM-në e qeverisë për lidhjen e një pensioni mujor, pasi aty vrasja e djalit të tij konsiderohej aksidentale.

“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social.” – thuhet në VKM-në e qeverisë.

Por Qazim Rasha, në një intervistë për ABC News e ka cilësuar si vrasje me paramendim aktin e kryer nga efektivi i policisë.

Ajo nuk është version, ajo është devijim nga gjithçka dhe ajo është një vrasje për së dyti. Vrasje e dytë. Ajo është vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Dhe nuk ka asnjë lloj alibie”-tha z.Rasha.

Ndërsa lidhjen e pensionit ai e ka përcaktuar si një vlerësim por që thekson se nuk e ka hallin te pensioni po te dhimbja e humbjes së fëmijës.

Ngjarja e rëndë ndodhi herët në mëngjesin e datës 8 dhjetor në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje me armë nga polici Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit e kishte ndjekur Rashën, pasi ai kishte shkelur orën policore duke dalë jashtë banesës përtej orarit të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *